AlbanianSport.com 24.08.2015 13:45
ASNN – Vetëm dhjetë minuta, por sidoqoftë i mjaftuan Rei Manajt të bëjë debutimin e tij në skenën e madhe të futbollit italian. Sulmuesi 18-vjeçar luajti si zëvendësues në fitoren 1-0 që Interi arriti kundër Atalantës në javën e parë të sezonit të ri të Serisë A.
Trajneri Roberto Mançini e hodhi në fushë Manajn si zëvendësues, kur rezultati ishte mbërthyer në 0-0. Impakti i lojtarit me skuadrën ishte i shpejtë, teksa i solli fat skuadrës së tij, që gjeti golin e fitores me Jovetiç vetëm në kohën shtesë.
Kjo nuk e pengoi sulmuesin e përfaqësueses shqiptare të Nën-21-vjeçarëve të shijojë debutimin me Interin në Serinë A, megjithëse në të ardhmen shpreson të bindë trajnerin për të luajtur më shumë.
“Po, jam shumë i lumtur që luajta dhe gjithashtu që skuadra arriti një fitore të rëndësishme, – deklaroi Rei Manaj. – Sa i përket të ardhmes i takon trajnerit të vendosë nëse do të luajë. Sidoqoftë, unë do punoj për të qenë gati sa herë që të zbres në fushë”.