AlbanianSport.com 07/03/2021 18:40
ASNN – Vjen goli i 8-të në Spanjë, Manaj shënon dhe i hap rrugën përmbysjes së Barcelonës B. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Rei Manaj, e ka gjetur sërish rrugën e golit këtë javë në nivelin e dytë të kampionatit spanjoll të futbollit, që njihet si “Segunda Division”.
Futbollisti kuqezi realizoi në minutën e 41-të për Barcelonën B në sfidën ndaj UE Llagosteras, pasi mori një top brenda zonës, shmangu me zgjuarsi mbulimin e dy mbrojtësve për të mposhtur portierin kundërshtar dhe për të ngushtuar momentalisht shifrat në 1-2.
Shqiptari u zëvendësua në minutën e 79-të, ndërsa Barcelona B përmbysi gjithçka duke fituar ndeshjen me rezultatin 4-2. Ky i së dielës ishte goli i 8-të i sezonit për Rei Manajn me Barcelonën B në 15 ndeshje të luajtura, teksa forma e treguar prej tij në javët e fundit ka qenë mjaft e mirë.
Një tjetër lajm inkurajues për repartin kuqezi të përfaqësueses shqiptare.