AlbanianSport.com 03.08.2015 10:45
ASNN – Kapiteni i Kombëtares kuqezi, Lorik Cana, nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij, sidomos nga klubi i Katarit, El-Xhaish. Sipas mediave italiane, gjatë orëve të fundit palët janë larguar në qëndrime, duke bërë që kapiteni i Kombëtares Shqiptare të mendojë për një tjetër destinacion.
Gjatë ditëve të shkuara, El-Xhaish që drejtohet nga ish shoku i skuadrës së Canës te Olimpiku i Marsejës, Sabri Lamushi, kishte shfaqur interes konkret duke nisur bisedimet me lojtarin, por palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët, duke e shtyrë mbrojtësin të mendojë për një tjetër destinacion.
Aktualisht, Lorik Cana nuk është bashkuar me Lacion, që po zhvillon fazën përgatitore në Kinë, ku do të luhet Superkupa e Italisë, pasi klubi bardhkaltër e ka lejuar të lirohet nga detyrimet sportive, për të vendosur të ardhmen e tij edhe pse ka një tjetër vit të mbetur në kontratë.
Në horizont mbeten ende disa alternativa këtej e andej Paqësorit, midis Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por kapiteni kuqezi nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar për të nënshkruar me skuadrën që ndoshta do të jetë edhe e fundit në karrierën e tij të gjatë.