AlbanianSport.com 20.01.2014 20:40
ASNN – Kapiteni kuqezi e dëshiron një aventurë në Bundesligën gjermane. Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, e ka konfirmuar se nuk do të vazhdojë të luajë më me Lacion.
Në një intervistë dhënë për televizionin “Klan Kosova”, Loriku deklaroi se nuk do ta vazhdojë kontratën me italianët, pasi dëshiron një sfidë të re në Gjermani. Kështu, aventura e Lorik Canës te Lacio është drejt fundit.
Kapiteni i Kombëtares shqiptare nuk do të rinovojë me klubin roman, ndërsa arsyeja vetëm që mund ta bindë të qëndrojë në Serinë A deri në fund të kontratës është kualifikimi i skuadrës në Kupat e Evropës sezonin e ardhshëm.
Në një intervistë për televizionin në fjalë, Cana ka zbuluar se ky mund të jetë sezoni i fundit me Lacion. Pas Francës, Anglisë, Turqisë dhe Italisë, në fund të karrierës së tij, mbrojtësi do të provojë dhe Bundesligën gjermane.
Ai foli edhe për Kombëtaren shqiptare duke thënë se shpreson në një kualifikim madhështor për Euro 2016. Në fakt, ky është një nga objektivat e ardhshme të Lorik Canës me fanellën kuqezi.
Sa i përket kombëtares, Cana ka folur edhe në lidhje me ngjarjet e dhunshme në Beograd, duke u shprehur se shpreson që Gjykata e Arbitrazhit Sportiv të vendosë drejtësi duke i dhënë tri pikët Shqipërisë.