AlbanianSport.com 28.01.2015 09:15
ASNN – Lacio ka korrur fitoren e dytë radhazi kundër Milanit. Kryeqytetasit italian triumfuan 1-0 në “San Siro”, në kuadër të Kupës së Italisë. Lucas Biglia nga pika e bardhë, në minutën e 38-të, realizoi golin e vetëm dhe të fitores për Lacion në këtë sfidë. Lorik Cana dhe Etrit Berisha luajtën titullarë në këtë ndeshje me të parin që u ndëshkua me karton të kuq në minutën e fundit të pjesës së parë.
Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, po vazhdon kështu me lojë tejet të ashpër dhe ai la me një lojtar më pak skuadrën e tij në sfidën kundër Milanit. Ai u ndëshkua me dy kartonë të verdhë brenda pesë minutave (40 dhe 45), duke vijuar të ndëshkohet me karton të kuq. Por trajneri i Lacios, Stefano Pioli, mendon se gjakovari është ndëshkuar pa të drejtë me karton të kuq në këtë ndeshje.
Lacio fitoi përballë Milanit në “San Siro”, duke vijuar të vazhdojnë aventurën e saj në Kupën e Italisë, edhe pse 45 minuta i luajti me një lojtar më pak pasi Lorik Cana u ndëshkua me karton të kuq. Por, trajneri i Lacios, mendon se kapiteni i Kombëtares shqiptare është ndëshkuar pa të drejtë me karton të kuq nga ana e gjyqtarit në këtë ndeshje.
“Të gjithë ju e keni parë, për mua nuk ishte e drejtë përjashtimi i Canës. Po ashtu, faulli i parë nuk ka ekzistuar”, – ka deklaruar Pioli pas ndeshjes. “Por, unë duhet t’i përgëzoj lojtarët e mi, ata treguan guxim dhe sakrificë të madhe,” – ka theksuar strategu italian, ndërsa Milani zhytet edhe më tepër në krizë, duke bërë që vazhdimi i Filipo Inzagit në krye të stolit kuqezi të vihet seriozisht në dyshim.