AlbanianSport.com 20/10/2018 17:05
ASNN – Futbollisti i Kombëtares kuqezi, por që nuk është grumbulluar edhe aq këto kohët e fundit nga trajneri Kristian Panuçi, Azdren Llullaku ka gjetur rrugën e rrjetës në kampionatin rumun dhe nuk ka munguar të festojë me simbolin e shqiponjës. Sulmuesi shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës në kampionatin rumun me skuadrën e Astrës.
Në minutën e 60-të, Llullaku është treguar i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit, duke e kaluar në epërsi skuadrën e tij në vizitën e vështirë përballë Hermanstadit. 15 minuta më vonë Astra dyfishoi shifrat me Erikon, duke siguruar kështu fitoren. Ky ishte goli i tretë për Llullakun në 12 javë kampionat.
30-vjeçari shpreson që me golat e tij të bindë trajnerin Panuçi që ta grumbullojë në sfidat e radhës, e për më tepër teksa sulmi kuqezi është në krizë me vetëm dy gola të shënuar në 7 ndeshjet e fundit. Natyrisht, nuk mungon festa me shqiponjë e sulmuesit pas golit të shënuar, një “ritual” që e bën pothuajse jithmonë kur shënon.
https://cc.sporttube.com/72ef05ae-03a9-4d57-997a-e94bffe4f85c