AlbanianSport.com 24.09.2014 22:10
ASNN – FSV Frankfurti, skuadra e Edmond Kapllanit dhe Odise Roshit u mund edhe sot 4-0 në fushë të huaj përballë Darmstadtit, duke prekur tashmë fundin e renditjes. Frankfurti renditet në vend të fundit me vetëm 4 pikë, po aq sa edhe Erzgebirge Aue, por kjo e fundit ka një golavarazh disi më të mirë.
Kapllani luajti si titullar deri në fund të takimit, por nuk mundi që të bëjë asgjë për të ndryshuar rezultatin e këtij takimi. Sakaq, Roshi nuk ishte fare në këtë takim për shkak të një gjendjeje gripale. Po në Gjermani, vijon të mos luajë Mërgim Mavraj. Edhe dje mbrojtësi kuqezi ishte në stol në humbjen e Këlnit ndaj Hanoverit.
Ndërsa në Zvicër, St. Galeni i Ermir Lenjanit mundi 3-0 Gras’hopersin e Amir Abrashit. Që të dy lojtarët e Kombëtares shqiptare luajtën si titullarë deri në fund të ndeshjes. Në takimin tjetër në Zvicër, Zyrihu i Kukelit dhe Xhimshitit barazoi pa gola me Araun dhe të dy shqiptarët luajtën si titullarë. Madje Xhimshiti mori edhe një karton të verdhë.