AlbanianSport.com 16.01.2017 09:20
ASNN – Mesfushori i majtë i kombëtares shqiptare Ermir Lenjani, po kërkon zgjidhje për t’u larguar, pasi nuk është pjesë e planeve të skuadrës franceze, Renës. Sipas mediave franceze, Lenjani ka filluar bisedimet me Dinamon e Zagrebit për një transferim të mundshëm gjatë muajit janar.
Kontrata e Lenjanit me Renën përfundon në fund të këtij sezoni dhe nuk dihet ende se në çfarë forme është duke e konsideruar klubi i njohur kroat transferimin e futbollistit kuqezi. Kështu, Lenjani, duket se është pranë gjetjes së një zgjidhjeje për karrierën e tij futbollistike që po kalon përmes momentesh aspak pozitive.
Sipas mediave franceze, ai ka filluar bisedimet me Dinamon e Zagrebit për një transferim të mundshëm gjatë merkatos së dimrit. Kontrata e Lenjanit me Renën përfundon në fund të këtij sezoni dhe nuk dihet ende se në çfarë forme është duke e konsideruar klubi i njohur kroat transferimin e tij.
Futbollisti shqiptar nuk arriti dot kurrë të tregonte vlerat në Ligën 1 të Francës dhe tashmë Dinamo e Zagrebit mund të konsiderohet një “barkë shpëtimi” për karrierën e tij. Për shkak të mosaktivizimit me skuadrën aktuale, Lenjani e ka humbur dhe vendin e titullarit të padiskutueshëm në kombëtaren shqiptare.