AlbanianSport.com 11.01.2016 14:35
ASNN – Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, ka qëndruar gjatë gjithë ndeshjes në portën e Lacios, që mposhti të shtunën skuadrën e Fiorentinës me rezultatin 3:1, raporton sot Koha Ditore.
Ky takimim ndërmjet Fiorentinës dhe Lacios u zhvillua të shtunën dhe ishte e vlefshme për javën e 19-të të Serisë A të Kampionatit Italian të Futbollit. Me këtë fitore, Lacio është ngritur në vendin e 9-të të renditjes, me 27 pikë.
26-vjeçari Berisha ka qenë në portë edhe në 3 ndeshjet e fundit ku skuadra e Lacios barazoi dy herë dhe ka fituar një herë. Fitoren e ka arritur me shifrat 2-1 kundër Interit, kurse ka barazuar pa gola kundër Karpit dhe 1-1 kundër Sampdorias.
Gardiani i Kombëtares kuqezi në portë ishte edhe në ndeshjen e luajtur më 17 dhjetor të vitit të kaluar, ku Lacio e kishte mposhtur Udinezen me rezultatin 2-1, në takimin e zhvilluar në kuadër të Kupës së Italisë.