AlbanianSport.com 10.06.2015 11:10
ASNN – Shkëlzen Gashi, golashënuesi më i mirë në ligën e parë zvicerane, vijon të marrë vëmendje maksimale të klubit italian të Lacios dhe me sa kuptohet për të këmbëngul pikërisht drejtori sportiv i klubit bardhekaltër, Igli Tare.
Renditja në vendin e tretë të Serisë A, që i jep mundësi Lacios të luajë në Kampioneve sezonin e ardhshëm, i detyron drejtuesit bardhekaltër të futen në merkato, për t’iu përgjigjur nivelit që kërkon kjo veprimtari.
Pas rinovimit të Miroslav Kloses, trajneri Pioli ka kërkuar edhe dy sulmues, Fabio Borinin dhe Shkëlzen Gashin. Sezonin që sapo u mbyll 26-vjeçari realizoi 22 gola në kampionat, duke fituar “Këpucën e Artë” në Zvicër.