AlbanianSport.com 06.05.2016 18:45
ASNN – Mediat gjermane raportojnë se pritet që, pas përfundimit të Evropianit të verës, “Francë 2016”, qendërmbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, të rinovojë kontratën me skuadrën e Këlnit.
29-vjeçari Mavraj, i cili ka kaluar një sezon të goditur nga dëmtimet, ka kontratë me Këlnin deri në vitin 2017 dhe futbollisti titullar i përfaqësueses kuqezi, pritet ta rinovojë atë edhe për dy vite të tjera.
“Mërgimi ka treguar besnikëri ndaj klubit dhe është shumë i rëndësishëm për ekipin tonë, – ka thënë trajneri i Këlnit, Peter Stëger. – Ai ka përvojën e duhur dhe besojmë se shumë shpejt do t’i rinovohet kontrata.”
Mavraj 29-vjeçar, te Koelni është transferuar në verën e vitit 2014 dhe këtë edicion ka luajtur vetëm 10 ndeshje në Bundesligë. Megjithatë, shumë do të varet nga paraqitja e tij në Evropianin e Francës.