Adriatik Balla 28.05.2015 15:20
Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Edmond Kapllani, ka thyer një rekord në futbollin gjerman, pasi është bërë lojtari i huaj që ka shënuar më shumë gola në Bundesligën 2, plot 70 gola, dy më shumë se Idrizu që kishte shënuar 68 gola me 1860 Mynihun.
Me dygolëshin e shënuar para pak ditësh, Kapllani regjistroi një sukses të padiskutuar, duke qenë goleadori kryesor i skuadrës së vet në tre vitet e fundit dhe duke pasur një rol themelor në sukseset e skuadrës së FSV Frankfurt.
Edmond Kapllani ka vendosur rekord të ri në Gjermani. Me dy gola që i shënoi së fundmi, sulmuesi shqiptar është bërë lojtari i huaj me më shumë gola të shënuar në Bundesliga 2.
Kapllani arriti kuotën e 70 golave, në 195 ndeshje të zhvilluara. Në këtë mënyrë, ai e kaloi sulmuesin e njohur, që iu bashkua së fundmi Shkëndijës, Mahamadu Idrizu, i cili në Bundesliga 2 i kishte realizuar 68 gola.
Krahas 70 golave, Kapllani i ka regjistruar edhe 16 pasime për golat e shënuar nga shokët e tij të skuadrës. Vetëm në sezonin e fundit, sulmuesi i njohur i ka realizuar 11 gola, duke u bërë kështu golashënuesi më efikas i ekipit të tij.