AlbanianSport.com 13/01/2024 12:10
ASNN – Sipas asaj që raportojnë mediat në Maqedoninë e Veriut,futbollisti i përfaqësueses së Shqipërisë, Jasir Asani është pranë kalimit në La Ligën e Spanjës. Sipas asaj që ka shkruar të premten faqja maqedonase në Internet, “ekipa.mk”, pritet që Asani gjatë këtij muaji t’i bashkohet Celta Vigos, ekip që po bën ngulmon për transferimin e tij. Madje, thuhet se Celta Vigo ka parakaluar edhe Las Palmasin, ekipin tjetër spanjolle që ishte interesuar për Asanin.
Sulmuesi i krahut është pjesë e ekipit nga Koreja e Jugut, Gangxhu FC, me të cilin ka kontratë deri në fund të këtij viti. Ai ka opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër, ndërsa kartoni i tij vlerësohet me rreth 3 milionë Euro. Që prej janarit të vitit të shkuar Asani po luan në Korenë e Jugut, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Kishvardha në Hungari, Partizani në Shqipëri), AIK-u në Suedi, si dhe tek Podeba, Vardari dhe Shkupi në Maqedoninë e Veriut.
Ai ka luajtur edhe 9 dhe 3 gola të shënuar për Shqipërinë, duke debutuar në mars të vitit të shkuar. Gjatë ciklit të Eliminatoreve për “Euro 2024”-ën, Asani ishte ndër më të spikaturit dhe kontribuoi mjaft që Shqipëria e siguroi kalimin në Evropianin që do të mbahet këtë verë në Gjermani.