AlbanianSport.com 17.05.2016 18:45
ASNN – Jahmir Hyka është njeriu i momentit në Superligën zvicerane. Futbollisti shqiptar ishte më i miri në fushë në suksesin e thellë që Lucerna arriti ndaj Bazelit në javën e 34-t të kampionatit helvet, duke të shkëlqyer në ndeshjen e fituar 4-0, ndërsa në fundin e saj ai është zgjedhur edhe si lojtari i muajit në Zvicër.
Lojtari shtatshkurtër shqiptar ka publikuar ditën e martë në profilin e tij edhe një foto me çekun që është shpërblyer për këtë arritje. Me formën e tij fantastike gjatë kësaj periudhe, Jahmir Hyka në një farë mënyre po kërkon të bindë trajnerin e Kombëtares shqiptare Xhovani De Biazi t’i japë një shans duke e grumbulluar në Euro 2016.
I intervistuar nga kanali zyrtari i klubit të Lucernës në përfundim të sfidës ndaj kampionëve të Bazelit, Hyka u shfaq shumë i kënaqur për golin e realizuar duke shtuar se dëshira e tij në këto momente është një dhe e vetme të ndihmojë skuadrën të arrijë kualifikimin në për në Ligën e Evropës për sezonin e ardhshëm.