AlbanianSport.com 10/01/2019 15:55
ASNN – Ingolshtadti në hall, Mavraj nuk bën diferencë nëse nuk i japin shiritin e kapitenit. Kalimi i Mërgim Mavrajt nga Arisi i Selanikut në radhët e Ingolshtadtit nuk kaloi pa bërë bujë, jo vetëm për mënyrën e zgjidhjes së kontratës me klubin grek, por edhe për pompozitetin e pezantimit që i bëri klubi gjerman i Bundesligës 2. Mavraj ka mbërritur, ka zbritur në stërvitje dhe ka marrë menjëherë rolin e liderit.
Por nuk është mjaftuar me kaq, shqiptari kërkon më shumë dhe kjo “më shumë” nënkupton shiritin e kapitenit. Për këtë janë të bindur edhe drejtuesit e skuadrës dhe stafi teknik, të cilët po e mendojnë seriozisht këtë opsion, në mënyrë që të marrin nga Mavraj më të mirën në pjesën e dytë të sezonit dhe të shpëtojnë Ingolshtadtin nga rënia.
Janë pikërisht drejtuesit e Ingolshtadit që kanë paralajmëruar marrjen e shiritit të kapitenit dhe sipas mediave gjermane Mavraj është një nga favoritët kryesorë. Fakti që e njeh mirë futbollin gjerman, si dhe avantazhi që është njëherësh kapiten i skuadfrës përfaqësuese të Shqipërisë, ka bërë që gjermanët të besojnë se Mavraj mund të jetë lideri ideal dhe njëherësh mbajtësi i shiritit të kapitenit tek Ingolshtadti.