AlbanianSport.com 16.05.2015 14:40
ASNN – Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, mund t’i shtohet “kolonisë” shqiptare te Lacio. Është vetë Igli Tare, i cili po këmbëngul për të sjellë në kryeqytetin italian mbrojtësin e Empolit, me lojtarin kuqezi që po bën një sezon të madh në Serie A.
Lajmin e bëri të ditur,
“Radiogoal24.it”, që thekson se Tare dëshiron ta këtë patriotin e tij te Lacio. Hysaj mund të mbulojë të dyja pozicionet e fushës në mbrojtje, për më tepër të jetë majtist, pavarësisht se me toskanët luan në të djathtë.
Tratativa është në një fazë të nxehtë zhvillimesh, ndërkohë që klubi i Lotitos kërkon të dijë çmimin e lojtarit, për të bërë ofertën e duhur për 21-vjeçarin e Kombëtares kuqezi, Hysaj.
Nëse do të realizohej, atëherë tek Lacio shtohen më tepër shqiptarët, sepse me të kaltrit e kryeqytetit italian, luajnë edhe Lorik Cana dhe dy portierët, Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha.