AlbanianSport.com 07.12.2015 15:25
ASNN – Elseid Hysaj ka zhvilluar një ndeshje shumë të dobët sidomos në pjesën e parë në sfidën e luajtur në “Dall’Ara” të Bolonjës, kundër skuadrës kuqeblu.
Ai thuajse i ka humbur të gjitha duelet me veteranin Brienca, teksa edhe shpesh inkursionet e Munierit ia kanë bërë të vështirë mesditën.
Sakaq, në pjesën e dytë, trajneri i Napolit, Sarri, ka vendosur ta zëvendësojë në minutën e 65-të, duke hedhur në fushë Maxhion, i cili gjithashtu ka zhvilluar një paraqitje të dobët.
Ky është zëvendësimi i dytë i Hysajt në këtë sezon. Ndeshja e fundit përpara të djeshmes kur është ulur në stol ka qenë ndaj Sampdorias. Edhe atëherë kishte dhuruar një paraqitje të dobët.