AlbanianSport.com 08/03/2019 13:50
ASNN – Për të evituar përplasjet brenda kampit të tij, trajneri i Napolit Karlo Ançeloti “shpiku” një pozicion të ri për mbrojtësin shqiptarë Elseid Hysaj. Nga krahu i djathtë i mbrojtjes, që ishte pozicioni i tij natyral, Ançeloti e kaloi Hysajn në krahun e majtë. Kjo lëvizje u bë se Napolit iu dëmtua mbrojtësi titullar i këtij krahu, Rui, ndërsa në krahun e djathtë trajneri po preferon gjithmonë e më tepër francezin Malkuit.
Sidoqoftë, Hysaj nuk ka bërë fjalë dhe ka pranuar zgjedhjen e trajnerit, duke e bërë mirë detyrën e tij, madje për shqiptarin ka më pak kritika në këtë pozicion jo natyral të tij sesa kishte në fillim të sezonit. Napoli mundi të enjten në mbrëmje Salzburgun me rezultatin 3-0 dhe Elseid Hysaj është vlerësuar me një notë relativisht të pranueshme, 6, por dukshëm me kritika për nisjen e ndeshjes.
Aty ku bëri disa gabime dhe kishte probleme në mbulimin e lojtarit kundërshtar. Thuajse të gjitha mediat sportive italiane e kanë vlerësuar paraqitjen e tij me notën 6, duke thënë se interpretimi i ndeshjes në tërësi për të është i mirë, pavarësisht nisjes së dobët. Në union, mediat sportive italiane shkruajnë se Hysaj e nisi këtë takim mjaft dobët, por e mbylli si gjigant.
Duke i dhënë frymëmarrje portierit të Napolit sa herë shqiptari kishte topin në këmbët e tij, sepse u bë pengesë e pakapërcyeshme për Salzburgun. Me sa duket, një lojtar i madh di të luajë me madhështi kudo dhe Elseid Hysaj po ia dëshmon këtë edhe trajnerit Karlo Ançeloti.