AlbanianSport.com 15.06.2015 10:05
ASNN – Futbollistët e kombëtares shqiptare vazhdojnë të jenë të kërkuar nga shumë skuadra të mëdha evropiane. Kështu Elseid Hysaj është shumë pranë nënshkrimit me Napolin. Ndërsa Shkëlzen Gashi kërkohet nga Sampdoria.
Elseid Hysaj do të jetë sipas të gjitha gjasave lojtar i Napolit sezonin e ardhshëm. Sipas mediave italiane klubi napolitan do të derdhë në arkën e Empolit 5 milionë euro për shërbimet e shqiptarit.
Ndërsa vetë lojtari i Kombëtares kuqezi do të përfitojë 500 mijë euro në sezon, së bashku me shpërblimet shtesë. Hysaj do t’i kryejë së shpejti vizitat mjekësore dhe më pas do të bëhet prezantimi te Napoli.
Ndërkaq, Shkëlzen Gashi vazhdon të jetë më i përfoluri në këtë merkato. Sulmuesi dhe goleadori i Bazel në Superligën zviceriane është në listën e Sampdorias. Lajmin e konfirmojnë faqet zvicerane të lajmeve të futbollit në Internet.
Klubi italian e shikon sulmuesin e Bazelit dhe të Kombëtares shqiptare si pasuesin e Samuel Eto’osë, kamerunasit të famshëm që luajti një gjysmë sezoni të dështuar në Serië A, ku në 18 ndeshje, shënoi 2 gola dhe 2 pasime për gol.
Por Sampdoria duhet të fitojë garën me rivalët italianë, Lacion dhe Torinon, si dhe gjermanët e Borusias së Mënshengladbahut, për të siguruar shërbimet e golashënuesit më të mirë të Zvicrës