Legjionarët / Hapoeli i Haifas, ofertë të përmirësuar Hamdi Salihit

Share Button

Hamdi-Salihi-Izrael-afer

Adriatik Balla 27.05.2015 14:20

Pak ditë më parë u bë fakt i kryer largimi i tij nga Hapoeli i Haifas, por mesa duket e ardhmja e Hamdi Salihit do të vazhdojë të jetë Izraeli. Një lajm të tillë e bëri të ditur faqja sportive izraelite në Internet, “Sport5.co.il”, i cili nënvizon faktin se presidenti i Hapoelit të Haifas, Joav Katz, i ka ofruar një kontratë të re 2-vjeçare, Salihit, që sipas të gjitha gjasave sulmuesi shqiptar nuk do të hezitojë ta firmosë.

Këtë të martë, klubi izraelit zyrtarizoi rinovimin e kontratës edhe për një tjetër sezon me trajnerin Tal Banin dhe kërkesa e parë që u ka bërë ky i fundit drejtuesve është të mbajnë në skuadër Salihin. Golashënuesi shkodran, i cili u transferua te Hapoeli i Haifas në janar të këtij viti, në 10 ndeshje me këtë skuadër realizoi 4 gola shumë të rëndësishëm që i mundësuan Hapoel Haifas qëndrimin në elitën e futbollit izraelit edhe për një tjetër sezon.

Nga marrëveshja e re 31-vjeçari pritet të përfitojë një pagë më të lartë. Edhe pse bëri të ditur përfundimin e kontratës me Hapoelin e Haifas disa ditë më parë, Hamdi Salihi theksoi se e ardhmja e tij do të vazhdojë të jetë në kampionatin izraelit, por sipas asaj që raporton “Sport5.co.il” me shumë mundësi ish-sulmuesi i Vllaznisë dhe Tiranës nuk pritet të ndërrojë skuadër duke vijuar aventurën e tij me Hapoelin e Haifas.

Në një sezon e gjysmë në Premier Ligën Izraelite, fillimisht me Hapoelin e Akrës dhe, më pas, me Hapoelin e Haifas, Hamdi Salihi ka realizuar gjithsej 19 gola duke rezultuar një nga sulmuesit më efikasë të kampionatit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh