AlbanianSport.com 04/01/2018 12:25
ASNN – 34-vjeçari Hamdi Salihi nuk e harron “vesin”, atë të shënimit të golave. Sot erdhi momenti të shënojë golin e katërt sezonal për ekipin e ligës së dytë austriake, Vjena Nojshtadtin, në përballjen ndaj SV Hornit. Skuadra e shkodranit e fitoi takimin me rezultatin 3-1, ndërsa Salihi realizoi golin e dytë të ndeshjes në të 49-n minutë.
Nojshtadti aktualisht ka 21 pikë dhe ndodhet në vendin e 5-të në tabelën e renditjes. Por duhet thënë se diferenca me vendin e parë është 9 pikë, kurse me vendin e dytë 7 pikë. Pra është i mundur rikuperimi dhe duket që edhe këtë edicion Salihi e Nojshtad do të përpiqen të ngjiten në elitën e futbollit të Austrisë, pra në Bundesligën.
Sezonin e kaluar dështuan, por ata po përpiqen sërish të rikuperojnë pikë pas një nisjeje jo të mirë. Sa i takon Kombëtares, Salihi është tërhequr përfundimisht dhe e ka deklaruar hapur këtë kohë më parë. Por edhe pse 34 vjeç, shkodrani po tregon potencial të madh e po shënon gola, duke i sfiduar edhe më skeptikët dhe kritikët e tij.