AlbanianSport.com 27.12.2016 18:00
ASNN – Mërgim Mavraj është edhe zyrtarisht lojtar i Hamburgut. Klubi i njohur gjerman njoftoi transferimin nga Këlni të qendërmbrojtësit kuqezi, i cili firmosi një kontratë dyvjeçare e gjysmë, deri në qershor të 2019.
Futbollisti i Kombëtares u shpreh i kënaqur për zgjedhjen e bërë në një deklaratë për faqen zyrtare, duke thënë se pret me padurim të nisë aventurën e re. Hamburgu pagoi 1.8 milionë euro për të marrë Mërgim Mavrajn.
Ndërsa vetë mbrojtësi flitet se do të përfitojë rreth 1 milion euro në sezon. Ai shikohet si një përforcim i vlefshëm për Hamburgun që po lufton për të mos rënë nga kategoria. 30-vjeçari ishte pjesë e Këlnit që prej 2014-ës.
Pas dëmtimit, Mavraj është kthyer në formë, duke shfaqur cilësitë e tij si me Këlnin, ashtu edhe me Kombëtaren. Ai është përzgjedhur disa herë në formacionin ideal të javës në Bundesliga 1.
Mërgim Mavraj është aktivizuar në Gjermani edhe me Darmstadtin, Bokumin dhe GrjotherFyrthin.