AlbanianSport.com 03/12/2018 12:25
ASNN – Gllasgou Rejnxhërs përmbysi Hartsin në fushën e kësaj të fundit dhe tani e sheh veten në krye të renditjes së kampionatit skocez. Dhe futbollisti kuqezi, Eros Grezda, ka qenë për 64 minuta në fushë, ku prodhoi volum të madhe loje dhe madje iu afrua golit dy herë. Grezda nuk e fshehu kënaqësinë, duke folur për kanalin zyrtar të klubit skocez. E kishin kërkuar tifozët në formacion dhe duket se trajneri Stivën Xherrard ua ka plotësuar dëshirën dhe Eros Grezda ka qenë për 64 minuta në fushë, ku prodhoi shumë volum loje dhe madje iu afrua golit dy herë.
Gllasgou Rejnxhërs përmbysi Hartsin në fushën e kësaj të fundit dhe tani e sheh veten në krye të renditjes së kampionatit, 1 pikë më shumë sesa rivalja e përjetshme, Sëlltiku, që sidoqoftë, ka luajtur një ndeshje më pak. Kjo ishte ndeshja e 5-të për futbollistin kuqezi në kampionat, edhe pse deri tani vetëm një ndeshje e ka luajtur të plotë, atë ndaj Motheruellit, në fitoren 7-1 ku edhe shënoi dy gola dhe dha pasimin për një tjetër. Dhe Grezda nuk e fshehu kënaqësinë, duke folur për kanalin zyrtar të klubit skocez. “Jam shumë krenar për shokët e skuadrës sot, për karakterin e treguar”, – tha ai.
“Në asnjë moment nuk e humbëm besimin, edhe pse pësuam gol, – ka vijuar futbollisti kuqezi. – Reaguam shpejt dhe në fund arritëm të merrnim 3 pikët.” Sa i përket paraqitjes së tij, Grezda shpreson që ajo të shërbejë për më tepër ndeshje si titullar. “Për mua është gjithmonë mirë kur luaj titullar, ndaj dhashë gjithçka që kisha në fushë dhe jam i lumtur që ndihmova skuadrën të merrte 3 pikët, – theksoi ai. – Sot jemi kryesues të kampionatit dhe do t’i gëzohemi këtij fakti. Është e vërtetë që kisha disa raste, një në pjesën e parë dhe pastaj dy në të dytën, por këtë herë nuk përfunduan në rrjetë.”
“Uroj që në ndeshjen tjetër të shënoj”, – shtoi 23-vjeçari nga Gjilani, i cili u aktivizua në krahun e majtë të mesfushës, dhe u zëvendësua nga trajneri në minutën e 64-t, teksa nuk munguan duartrokitjet e tifozëve në momentin e ndërrimit. “Tifozët i kemi të mrekullueshëm si gjithmonë. Ata dëgjoheshin sot dhe ishte diçka e këndshme t’i kishim me vete. Kanë qenë fantastikë në të gjithë ndeshjet në këtë sezon dhe uroj që të vazhdojmë të fitojmë dhe t’i kënaqim”, – ka përfunduar futbollisti shqiptar i Gllasgou Rejnxhërs, Eros Grezda.