AlbanianSport.com 08.05.2016 16:15
ASNN – Lokomotiva fitoi dje derbin me NK Zagrebin, duke siguruar përfudimisht vendin e katërt në renditjen e kampionatit kroat të futbollit. Në suksesin 2-0, golin e parë e shënoi mesfushori i Shpresave të Shqipërisë, Eros Grezda.
Ky ishte goli i 9-të për të në këtë sezon të kampionatit kroat. Tek Lokomotiva e Zagrebit luajnë edhe dy futbollistë të tjerë të përfaqësueses kuqezi të Nën-21-vjeçarëve, Herdi Prenga dhe Endri Çekiçi.
Lokomotiva ka ende shpresa për vend në Kupat e Europës, por varet nga rezultati i finales së Kupës së Kroacisë. Suksesi i Dinamos së Zagrebit të martën me Slaven Belupon, do të dërgonte Lokomotivën e Zagrebit në Ligën e Evropës.