Legjionarët / Granit Xhaka… rasti kur përfiton nga vëllai i madh!

Share Button

AlbanianSport.com 15/11/2018 14:05

ASNN – Granit Xhaka zbulon sekretin e madh: Bazeli donte vetëm Taulantin, por babai u tha: “O të dy, o asnjërin!”. Mesfushori shqiptar i përfaqësueses zvicerane, i cili është njëherësh pjesë e Arsenalit në Premier Ligën Angleze, Granit Xhaka, ka zbuluar një episod mjaft interesant nga hapat e parë në futboll, atëherë kur ishte fare i vogël. Ai ka deklaruar për mediat se është bërë futbollist profesionist falë talentit të vëllait të tij të madh, Taulant Xhakës, si dhe këmbënguljes së babait të tij, Ragip Xhaka.

Edhe pse i talentuar ishte Taulanti, puna e madhe dhe forca bënë që Graniti të çante më shumë në karrierë, duke luajtur me klube të mëdhenj si Bazeli, Borusia e Mënshengladbahut e, së fundmi, Arsenali, kurse Taulanti ka mbetur akoma pjesë e Bazelit, kjo dhe për dëshirën e tij. Graniti tregon një histori mjaft interesante se si ata të dy si vëllezër e nisën karrierën së bashku tek Bazeli në Zvicër, me këmbënguljen e babait të tyre, që u tha zyrtarëve të klubit prerazi: “O të dy, o asnjërin”.

“Taulanti është më i talentuar se unë, – thotë Granit Xhaka, – karakteristika ime kryesore është se jam punëtor i madh. Nëse duhet bërë diçka nuk e lë për nesër, por e bëj sot dhe nesër. Unë jam pranuar tek Bazeli falë vëllait dhe babit tim. Ata donin që të merrnin vetëm atë, por babai u tha: “O të dy, o asnjërin”. Ata u detyruan të më merrnin dhe mua.” Të dy vëllezërit hynë një historinë e futbollit evropian dhe botëror, në një kapitull të veçantë të tij.

Ata janë përballur me njëri-tjetrin në kuadër të fazës finale të Kampionatit Evropian të Francës në 2016-ën, ku Taulanti përfaqësoi ngjyrat kuqezi të Shqipërisë, kurse Granit me disa shqiptarë të tjerë si Behrami, Xhemaili, Memedi e Shaqiri, përfaqësuesen e Zvicrës. Shtypi evropian i kishte në faqe të parë në ditët e Evropianit, për shkak të rivalitetit të madh, madje duke fokusuar edhe familjarët që kishin veshur bluza me ngjyrat e të dy vendeve.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh