AlbanianSport.com 25/11/2018 19:45
ASNN – Sioni i shqiptarëve shkëlqen në Zvicër, Lenjani, Kasami dhe talenti Toma shkëlqejnë në fitoren ndaj FC Thunit. Në Superligën e Zvicrës, Sioni mundi sot me rezultatin 2-1 Thunin, në një ndeshje ku shkëlqyen veçanërisht futbollistët shqiptarë. Kështu, Ermir Lenjani e nisi ndeshjen titullar dhe luajti në mënyrë fantastike për 49 minuta, kur u zëvendësua sepse pësoi një dëmtim dhe ishte e pamundur të vazhdonte.
Në fitoren e Sionit kontribuan dy lojtarë të tjerë shqiptarë, që të dy pjesë e kombëtareve të Zvicrës. Kështu, Pajtim Kasami realizoi i pari që në minutën e 3-të, por në mesin e pjesës së dytë Thun barazoi shifrat 2-2. Më pas vjen momenti i shpërthimit të një tjetër lojtari shqiptar, konkretisht Bastien Toma, i cili shënoi golin e fitores për Sionin në minutën e 82-të.
Toma është cilësuar një supertalent dhe ai është pjesë e skuadrës kombëtare zvicerane të moshës deri në 19-vjec. Për të kanë shprehur interesim Federata Shqiptare e Futbollit dhe homologia e saj e Kosovës. Si Shqipëria dhe Kosova e duan në gjirin e tyre, por lojtari nuk është shprehur në mënyrë përfundimtare, kështu që ka ende shanse të vishet kuqezi.