AlbanianSport.com 22.12.2016 14:35
ASNN – Astana do të jetë ekipi i ri i Azdren Llullakut. Futbollisti i Kombëtares pritet të firmosë me skuadrën kazake që këtë sezon mori pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, ndërsa në të kaluarin në Ligën e Kampioneve.
Llullaku shkëlqeu me Gaz Metan në kampionatin rumun në pjesën e parë të sezonit ku shënoi 16 gola, duke e ndihmuar ekipin e tij të jetë në vendet e para të renditjes. Natyrisht, forma e mirë që po kalon tërhoqi vëmendjen e shumë ekipeve në Evropë.
Kazakistani do të jetë një përvojë tërësisht e re për Llullakun në një kampionat që po zhvillohet. Azdren Llullaku është aktivizuar me ekipe në Itali dhe Rumani. 28-vjeçari befasoi edhe trajnerin kuqezi, Xhovani De Biazi, i cili e afroi në Kombëtare në Eliminatoret e Botërorit 2018.