Legjionarët / Gjimshiti me “7 shpirtra”, rikthehet sërish titullar për Atalantën

Share Button

AlbanianSport.com 20/12/2018 20:15

ASNN – Atalanta fitoi të hënën në mbrëmje duelin me Lacion me rezultatin 1-0, duke iu afruar ndjeshëm zonës së kryesuesve, madje duke kërcënuar vetë Lacion, por edhe Milanin, në vendet e tabelës që sigurojnë pjesëmarrjen në Kupat e Evropës. Në atë ndeshje një nga liderët e skuadrës së Atalantës ishte portieri Etrit Berisha që i zgjidhi mirë situatat dhe mori vlerësim të lartë, duke fituar dhe duelin derbi shqiptar me “gardianin” tjetër të Shqipërisë, Thomas Strakosha.

Megjithëse i dëmtua dhe jo në maksimumin e tij, në atë takim bëri një sforco dhe mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti, duke luajtur një pjesë loje si zëvendësues për të mbuluar mangësitë në mbrojtje. Lojtari me origjinë nga Presheva, duket se po e kalon dëmtimin më shpejt nga sa parashikuan mjekët, që i kishin sugjeruar të pushonte për këtë vit dhe të rikthehej vetëm në janar, duke synuar të jetë në fushë edhe për ndeshjen e radhës. Shkak janë bërë mungesat e lojtarëve të tjerë në mbrojtje.

Trajneri Gasperini e ka planifikuar Berat Gjimshitin si titullar në duelin ndaj Xhenoas, takim që do të zhvillohet në Gjenovë. Sipas Gasperinit, Gjimshiti mund të luajë dhe mund ta mbulojë mirë zonën e tij, edhe pse ka shqetësimin e një dëmtimi. Vetë futbollisti ka dalë garant, duke treguar se ka “shtatë shpirtra” dhe di të flasë në fushë atëherë kur skuadra ka nevojë për të. Ndoshta mbrojtësi kuqezi po synon në këtë moment të bëjë rolin e “Gjergj Elez Alisë”, që del në “mejdan” pavarësisht “7 plagëve”.

Së bashku me Etrit Berishën krijojnë një dyshe shqiptare të fuqishme në repartin e prapavijës, duke qenë ndër lojtarët më të vlerësuar të skuadrës së Atalantës gjatë javëve të fundit. Edhe pse Gjimshiti nuk është aktivizuar rregullisht, në momentet kur i është dhënë mundësia e ka treguar veten se është lojtari i duhur, madje në duelin e fituar 3-1 kundër Interit ai shënon një supergol me kokë, duke i dhënë fitoren ekipit të tij. Paraqitjet e mira janë, gjithashtu, sinjal pozitiv dhe i fortë për trajnerin e Kombëtares, Kristian Panuçi.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh