AlbanianSport.com 22.02.2015 20:40
ASNN – Futbollisti kosovar i Kombëtares së Shqipërisë, Shklëzen Gashi ka realizuargolin e parë për skuadrën e tij, Bazelin në përballjen në fushë të huja ndaj Jang Bojs.
Sulmuesi i kuqezinjve ka arritur të shënojë në minutën e 71-të të takimit, duke e reduktuar disavantazhin në 1-3.
Por goli i kosovarit dhe i Strellerit në minutën e 90-të nuk e kanë ndihmuar dot skuadrën, pasi është mundur me rezultatin 2-4 nga ekipi vendas.
Ky është goli i 14-të sezonal për Gashin, i cili mban kreun në listën e golashënuesve më të mirë në kampionat.
Dhe pse me humbje, Bazeli mban kreun e renditjes me 45 pikë, pesë më shumë se vendi i dytë Jang Bojs.