AlbanianSport.com 12.07.2015 16:35
ASNN – Pasi është kurorëzuar si golashënuesi më i mirë i Superligës së Zvicrës, duke shënuar 19 gola, për t’u shpallur më pas futbollisti më i mirë i kampionatit, Shkëlzen Gashi ka dëshmuar të shtunën se nuk ka ndërmend të ndalet. Ai ka shënuar gol edhe në miqësoren e skuadrës së tij, Bazelit, me PSV-në e Eind’hovenit, ndërsa mbetet në merkaton e verës, ku për të interesohen disa skuadra.
Kështu, Shkëlzen Gashi e ka nisur me gol fazën përgatitore me Bazelin. Futbollisti i kombëtares shqiptare vazhdon të shënojë gola dhe një të tillë e realizoi në ndeshjen miqësore kundër PSV-së së Eind’hovenit, kur shënoi nga pika e bardhë. Përveç golit, sulmuesi kuqezi Ky është një lajm i mirë për të dhe skuadrën e tij, pas një edicioni fantastik të kaluar, ku u shpall lojtari dhe golashënuesi më i mirë në Zvicër.
Kjo ka bërë që ai të jetë në merkaton e verës, i përfolur për interesim të disa klubeve. Në fakt, trajneri i përfaqësueses shqiptare, Xhovani De Biazi ka kërkuar dhe punuar edhe vetë personalisht që lojtarët kuqezi, që të zgjedhin të luajnë në ekipe të elitës, sidomos në Serinë A. Kështu, sipas trajnerit të Kombëtares, sulmuesi kuqezi, Shkëlzen Gashi, është një futbollist që e ka në gjak golin.
Ndërsa përsa i përket pozicionit, e sheh më shumë në krahun e djathtë, sikurse e aktivizoi edhe në eliminatoren me Armeninë. “Shkëlzen Gashi vitin e kaluar me fanellën e Gras’hopersit ishte golashënuesi më i mirë i Superligës së Zvicrës, duke shënuar 19 gola, për t’u shpallur më pas futbollisti më i mirë i kampionatit, – ka thënë De Biazi. – Golin e ka në gjak. Edhe ai mund të jetë një blerje e goditur e Fiorentinës.”