Albaniansport.net 18.01.2016 09:20
ASNN – Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti nuk është më pjesë e skuadrës së FC Zyrihut. Presidenti i klubit zviceran, Ançilo Kanepa ka konfirmuar se kanë ndërprerë kontratën me mbrojtësin shtatlartë.
“Ne duam t’i japim Berat mundësinë që të luaj rregullisht te ndonjë klub tjetër në mënyrë që të jetë gati për Euro 2016”, – ka deklaruar Kanepa për faqen zyrtare në Internet të klubit helvet.
Gjimshiti kishte debutuar me FC Zyrihun në vitin 2012 dhe, deri më tani, ka zhvilluar 135 ndeshje zyrtare me këtë klub. Futbollisti i Kombëtares shqiptare ka gjasa të transferohet te ekipi italian, Atalanta.