AlbanianSport.com 04/01/2018 22:20
ASNN – Edhe Etrit Berisha bëri një ndeshje të madhe këtë të dielë, ku Atalanta e tij fitoi me përmbysje ndaj Bolonjës 2-1. Ishte një fitore ku Berisha pati rol të vecantë, sepse bëri pritje të shumta dhe vendimtare që e ndihmuan jo pak Atalantën. Madje Berisha fitoi duelin derbi shqiptar me mesfushorin e Bolonjës, Blerim Xhemailin.
Në fakt, gardiani i Shqipërisë, pësoi gol që në minutat e para, por arriti të mbajë në lojë skuadrën e tij me pritje vendimtare. Falë tij në portë, Atalanta arriti të përmbysë gjithçka në pjesën e dytë, me golat e Mançinit dhe Zapatës. Edhe Xhemajli e nisi titullar për Bolonjën, por u zëvendësua në minutën e 64-t të takimit.
Lojtari tjetër shqiptar që është pjesë e Atalantës, Berat Gjimshiti, qëndroi dhe këtë herë në stol. Mbrojtësi nuk e përjashton mundësinë që të largohet në janar nga Atalanta, për të gjetur një tjetër skuadër ku mund të luajë titullar. Vetëm kështu do të ruante të forta dhe pozitat e tij në Kombëtaren kuqezi.