AlbanianSport.com 09.04.2015 12:05
ASNN – Portieri kuqezi ishte titullar në fitoren e Lacios në fushën e Napolit. Kësisoj, finalen e kupës së Italisë e fitoi në fushën e lojës. Etrit Berisha ishte titullar për Lacion në fitoren e madhe në Napoli dhe tani shpreson të fitojë trofe në një sezon ku mund të sigurohet edhe Liga e Kampioneve.
Nëse do t’ia dalë do të rreshtohet përkrah me Lorik Canën dhe Riza Lushtën. I pari e ka fituar kupën 3 vjet më parë me Lacion, ndërsa i dyti ia ka dalë me Juventusin në vitin e largët 1942. I përzgjedhur në vend të titullarit Marketi, portieri i kombëtares shqiptare bëri detyrën duke mos lejuar tundjen e rrjetës.
Megjithatë, nuk e pati të lehtë pasi ka luajtur pak këtë sezon. Por Berisha përfiton sadopak nga rotacionet që bën trajneri Pioli, ndërsa këto kohë më pisk e ka kapiteni kuqezi, Lorik Cana. Mbrojtësi ishte sërish në stol dhe kjo gjendje është shqetësuese për trajnerin Xhovani De Biazi.
Lacio arriti një kualifikim aspak të lehtë, pas barazimit 1-1 në takimin e parë në Romë, me bosnjakun Senad Luliç që shënoi golin e vetëm në “San Paolo”, pak minuta pasi ishte futur në fushë si zëvendësues. Berisha e Cana do ta luajë finalen ndaj Juventusit në 7 qershor, dhe e synojnë Kupën edhe pse kampionët do të jenë favoritë.