AlbanianSport.com 14.01.2017 16:15
ASNN – Jeta është shpesh ironike me njeriun dhe kështu ka ndodhur me Etrit Berishën, njeriun që ka spikatur së fundmi në radhët e Atalantës. Ai do të rikthehet në Stadiumin “Olimpico” të kryeqytetit, këtë herë si kundërshtar i Lacios sepse që prej fillimit të sezonit, gardiani kuqezi ka veshur, si i huazuar, fanellën e Atalantës. Por sot dy skuadrat ndahen nga vetëm dy pikë në renditje.
Dhe kjo përballje merr një rëndësi të veçantë jo vetëm për gardianin kuqezi, por edhe për dy klubet. Në prag të këtij dueli, numri 1 i portës bergamaske por edhe asaj të portës kuqezi, kartonin e të cilit vazhdon ta zotërojë Lacio, është intervistuar nga e përditshmja e mirënjohur sportive italiane, “Gazzetta Dello Sport”, të cilës i ka thënë se nuk e ka trembur asnjëherë konkurrenca.
“Në këtë moment jam i bindur se jemi më të fortë se Lacio, – ka thënë Berisha. – Në radhët e skuadrës bardhekaltër kam kaluar momente të bukura sepse ishte një eksperiencë që më ndihmoi të rritesha edhe si njeri. Në vitin e dytë dhe të tretë mendova se do të luaja më shumë sepse një portier duhet të luajë në vazhdimësi për t’u rritur”, – ka përfunduar ish-gardiani i 2 korrikut në Kosovë.