AlbanianSport.com 13.01.2016 12:55
ASNN – Mediat italiane spekulojnë se Etrit Berisha pritet të largohet nga Lacio në fund të sezonit. Kështu, pritet që ky të jetë sezoni i fundit i portierit të Kombëtares shqiptare tek bardhekaltërit kryeqytetas.
Sipas faqes sportive të specializuar, “calciomercato.com”, Lacio është duke u munduar që në verën e ardhshme të bëjë të vetin portierin e Kroacisë, Lovre Kaliniç, që aktualisht mbron portën e Hajdukut të Splitit.
Nëse realizohet ky transferim, Berisha do të largohet nga Lacio, pasi dëshiron të luajë rregullisht. Ditë më parë Lazio i ka vazhduar kontratën portierit të parë, Federico Marchetti deri në verën e vitit 2018.