AlbanianSport.com 26.05.2015 18:55
ASNN – Ish-kapiteni i Kombëtares, Ervin Skela, po punon si trajner moshash në Gjermani.
Së fundmi, ish-lojtari i mëse 11 ekipeve në Gjermani ishte një grumbullim dyditor të më shumë se 70 fëmijëve të klubit SV 1895 Neuhof në bashkëpunim me Shkollën e Futbollit të Eintrahtit të Frankfurtit.
Skela ka luajtur për Eintrahtiin e Frankfurtit gjatë periudhës 2001-2004, ku, në 92 ndeshje, ka realizuar 26 gola.
Sipas gazetës gjermane, “Wiesbadener Tagblat”, Ervin Skela ka qenë pjesë e grupit të trajnerëve së bashku edhe me Norbert Naçtejh, Çezari Tobollik, Mani Binz, Oka Nikolov, Reinhard Knobloç dhe Hansi Steinle.
Ata u kanë mësuar fëmijëve “truket” e futbollit, si driblimi, kombinacionet gjatë lojës apo goditjet standarde.