AlbanianSport.com 25/10/2021 22:15
ASNN – Sulmuesi 20 vjeçar i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, ka gjetur golin në Poloni, për skuadrën e tij, Legian e Varshavës, ndaj Piastit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të nivelit më të lartë të kampionatit vendas, që njihet si “Ekstraklasa”.
Në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e së dielës, talenti kuqezi është aktivizuar për 90 minuta në vizitën në fushën e Piastit dhe arriti të shënojë në minutën e 21-të duke gjetur kështu golin e 3-të në këtë sezon në kampionatin polak, në 10 ndeshje ku është aktivizuar.
Muçi ka shënuar edhe në ndeshjet e Ligës së Kampioneve ndaj Dinamos së Zagrebit, ndërkohë që në Ligën e Evropës ka dhuruar paraqitje pozitive dhe pasime të rëndësishme për gol. Paraqitjet e mira të sulmuesit 20-vjeçar janë një lajm pozitiv për kuqezinjtë në prag të ndeshjeve të muajit nëntor.