AlbanianSport.com 21.11.2014 10:50
ASNN – Ermir Lenjani pritet të kalojë në Bundesligë, pasi Shtutgarti, Këlni dhe Frankfurti po e vëzhgojnë. Kështu, një tjetër futbollist shqiptar po shkon drejt nivelit më të lartë të kampionati gjerman të futbollit.
Bëhet fjalë për Ermir Lenjanin, i cili u vëzhgua me vëmendje në ndeshjen e kombëtares në Itali. Tri skuadra të kampionatit gjerman dhe një e Serisë A janë të interesuara për 25-vjeçarin.
Bëhet fjalë për Shtutgartin, Këlnin dhe Eintrahtin e Frankfurtit, klube këto të Bundesligës. Ndërsa klubi italian është Verona e Serisë A. Tani për tani, luan për St. Galenin në Superligën e Zvicrës.
Ndërkohë, mund të mos jetë e vështirë për t’ia blerë kartonin, pasi kontrata e tij me zviceranët është drejt fundit. Lojtari i krahut është një nga zbulimet e këtij sezoni në radhët e ekipit përfaqësues të Shqipërisë.
Përveç Lenjanit, ka edhe lojtarë të tjerë të përfaqësueses për të cilët ekziston interesimi.
Mbrojtësi i Empolit, Elseid Hysaj, pëlqehet nga Lila e Francës dhe Herolind Shala, që luan në Norvegji, i intereson Legias së Varshavës.