AlbanianSport.com 17.08.2015 07:55
ASNN – Pritet vetëm zyrtarizimi, por transferimi i Ermir Lenjanit tek Nanta është tashmë i sigurt. Pas shumë zërash në merkato, mediat franceze bëjnë të ditur se është arritur marrëveshja dhe futbollisti i kombëtares shqiptare do të huazohet nga klubi i Renës.
Në kontratën që pritet të firmoset shpejt, parashikohet huazimi njëvjeçar, ndërsa Nanta ka të drejtë të blejë përfundimisht kartonin e Lenjanit në fund të sezonit. Futbollisti 26-vjeçar u tranferua vitin që shkoi në Ligën 1 franceze.
Por, i kushtëzuar edhe nga dëmtimet, ai u aktivizua vetëm katër ndeshje, ndërsa me Kombëtaren ka patur më tepër fat. Me transferimin te Nanta, Ermir Lenjani do të ketë më shumë hapësira si titullar.