AlbanianSport.com 09/12/2018 18:10
ASNN – Ergys Kaçe ishte sërish sot protagonist në Superligën helene, pasi shënoi gol me fanellën e Panathinaikosit, por nuk e evitoi dot humbjen e skuadrës së Athinës përballë OFI-t të Kretës (3-1).
Në fillim shënoi shënoi skuadra vendase, por Kaçe barazoi shifrat në 1-1, me një goditje të saktë me kokë në minutën e 30-të. U duk se Panathinaikosi do ta komandonte lojën dhe rezultatin në këtë ndeshje, por nuk ndodhi kështu.
OFI i Kretës ktheu epërsinë brenda pjesës së parë dhe në fraksionin e dytë të lojës shënoi dhe golin e tretë, duke marrë një fitore të madhe. Sa i përket Kaçes, ky ishte goli i dytë në 8 ndeshje të luajtura prej tij, ndërsa ka dhënë edhe një pasim për gol.
Panathinaikosi nuk është në ditët e tij më të mira, por fantazisti shqiptar po bën maksimumin për ekipin dhe falë paraqitjeve të mira ka luajtur rregullisht në ndeshjet e fundit në kampionatin helen.