AlbanianSport.com 09.04.2016 14:20
ASNN – Largimi i ish-trajnerit kroat dhe ardhja e një trajneri të ri e kanë rikthyer Ergys Kaçen në një titullar të rëndësishëm tek PAOK-u i Selanikut. Në një intervistë për faqen zyrtare të Superligës greke, ai ka dhënë detaje për të ardhmen e tij, duke lënë të hapur mundësinë e largimit nga klubi grek.
Mesfushori shqiptar i PAOK-ut të Selanikut, Ergys Kaçe, ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të Superligës greke, ku nuk i ka kursyer kritikat për ish-trajnerin, si dhe ka dhënë detaje për të ardhmen e tij. “Ndryshimi i trajnerit ka sjellë optimizëm”, – ka thënë futbollisti kuqezi,
“Gabimet kanë qenë të shumta në të shkuarën, mirëpo nuk mendoj se është koha të gjejmë përgjegjësit, por duhet që të përfundojmë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, – ka vijuar ai. – Edhe kur nuk kam luajtur, jam munduar ta shoh situatën në anën pozitive.”
“Jam munduar të punoj sa më shumë që të rifitoj pozicionin në ekip në kërkim të limiteve të mia si futbollist dhe kjo më ka përmirësuar shumë”, – shton ai. Në deklaratat e tij të mëparshme, Kaçe ka përmendur gjithmonë se është në kontratë me PAOK-un edhe për të ardhmen.
“PAOK-u është familja ime dhe këtu jam rritur e kam fituar shumë, – ka pohuar ai, duke shtuar: “ Mirë po, përveç aktuales, asgjë nuk mund të them për të ardhmen. Nuk e di se çfarë mund të ndodhë dhe se ku mund të luaj.”