AlbanianSport.com 09.08.2015 13:55
ASNN – Tek Dinamo e Zagrebit, rivalja e Skënderbeut në “play-off”-in e Ligës së Kampioneve luan një futbollist shqiptar, sulmuesi nga Porgradeci, Endri Çekiçi. I biri Ylli Çekiçit, njërit prej futbollistëve të shquar të Skënderbeut ndër vite, është pjesë edhe e Kombëtares së Nën-21-vjeçarëve dhe prej një viti i është bashkuar ekipit të parë të Dinamos së Zagrebit, ku ka edhe ka zhvilluar me këtë fanellë edhe disa takime.
Ai do të jetë kundërshtar i Skënderbeut dhe në prononcimin e tij të parë u shpreh i gëzuar për arritjen e korçarëve, por njëkohësisht dëshiron suksesin me ekipin e tij. “Natyrisht është diçka e bukur që një ekip shqiptar ka shkuar në këtë fazë të turneut, por nga ana tjetër ndjej keqardhje, që vetëm njëri do të shkojë në grupe, – tha 18-vjeçari. – Ekipi jonë do të japë maksimumin, që të shkojmë më tej.”