AlbanianSport.com 22.09.2015 18:45
ASNN – Ai është njëri prej të rinjve më premtues të futbollit shqiptar dhe ka spikatur edhe për faktin se përfiton në maksimum sa herë që i jepet shansi.
Kështu ka ndodhur edhe sot, kur Endri Çekiçi ka shkëlqyer me skuadrën e tij, Dinamon e Zagrebit, në takimin ndaj Ostrc Zlatarit, të vlefshëm për Kupën e Kroacisë.
Mesfushori i përfaqësueses së Nën-21-vjeçarëve të Shqipërisë ka realizuar dy gola në fitoren e thellë 7-1 ndaj ekipit në fjalë.
18-vjeçari i Shpresave kuqezi shënoi golin e 3-të dhe të 6-të për skuadrën, ndërsa është përgëzuar nga trajneri për paraqitjen e mirë.
Çekiçi ka lënë pas dëmtimin dhe i është rikthyer normalisht formës së tij duke shkëlqyer në Kroaci me kampionët.
Ai mbetet një lojtar i vlerësuar lart nga drejtuesit e klubit, të cilët, pak muaj më parë, refuzuan një ofertë pren 3 milionë eurosh të ardhur për shqiptarin nga Arsenali.