AlbanianSport.com 01/12/2018 11:55
ASNN – Empoli ka frikë se ia marrin, nxiton t’i zgjasë kontratën Frederik Veselit. Ky i fundit i ka rritur pretendimet e tij në kampionatin italian. Ai dëshiron të jetë titullar i padiskutuar në radhët e Empolit në Serisë A dhe shpreson të ketë një karrierë të madhe. Edhe pse po ecën me hapa të ngadaltë, ecuria e tij është progresive dhe e sigurt.
Duke parë interesimet e shumë klubeve italiane, Empoli po merr masa që ta “blindojë” mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë, duke i zgjatur kontratën edhe për një vit tjetër. Në fakt, Veseli dhe Empoli kishin arritur një marrëveshje për një kontratë 3-vjeçare që shkonte deri në vitin 2021, por Empoli dëshiron që ky bashkëpunim të shkojë deri në vitin 2022.
Gazeta e madhe sportive italiane, “Gazzetta Dello Sport”, shkruan se Veseli dhe klubi i Empolit kanë gjetur akordin për të zgjatur marëveshjen aktuale deri në vitin 2022. Nga kjo marrëveshje e re mbrojtësi kuqezi do të përfitojë jo vetëm gjatje të qëndrimit, por njëherësh edhe përmirësim të kushteve financiare, si dhe përfitime të tjera që janë të parashikuara në kontratë.
Vetë klubi e cilëson Frederik Veselin lojtar me të ardhme dhe që i duhet për shumë vite.