Adriatik Balla 05.07.2015 12:35
Pas Naim Kryeziut në vitet 1940, një tjetër shqiptar mund të luajë për ekipin e parë të Romës. Emanuele Ndoji është grumbulluar nga trajneri Rudi Garsia për fazën përgatitore në prag të sezonit të ri.
Mesfushori 18-vjeçar do të stërvitet me një ekip me Françesko Totin. Grumbullimi do të nisë të dielën në qendrën stërvitore të Trigorias. Shqiptari Emanuele Ndoji është pjesë e Kombëtares së Nën-19-vjeçarëve.
Ai ka marrë pjesë me të rinjtë e Romës në “UEFA Youth League”, duke shkuar deri në finalen e kësaj veprimtarie. Ndoj ka mundësinë të hedhë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij në rast se e bind trajnerin Garsia.