Adriatik Balla 20.06.2015 20:55
Lojtarët shqiptarë vijojnë të lakmojnë të luajnë në kampionatin italian. Kështu, pas Lacios edhe skuadra tjetër kryeqytetase italiane, Roma, mund të bëhet me një futbollist me mbiemrin Berisha.
Mediat italiane raportojnë se futbollisti shqiptar, Elvi Berisha, është duke u testuar te skuadra romane. Berisha luan si anësor në sulm, teksa kartonin e tij e mban skuadra kryeqytetase shqiptare, Tirana.
Berisha është i lindur në vitin 1999 dhe ka kohë që është nën monitorimin e Romës. Ndërkohë, kjo e fundit ka në pronësi edhe Valmir Berishën, i cili nuk pati shumë sukses. Tek Lacio luan portieri i Kombëtares tonë kuqezi, Etrit Berisha.