AlbanianSport.com 25.08.2015 21:20
ASNN – Elis Bakaj nuk është më pjesë e Hapoelit të Ra’ananas, sepse klubi izraelit nuk e ka më në planet e tij. Sipas faqes izraelite në Internet, “ynet.co.il”, që e quan surprizë largimin e Bakajt, Hapoeli i Ra’ananas do të marrë një lojtar tjetër të huaj.
“Shqiptari Elis Bakaj ishte në fakt lojtari i parë që u ble në prag të sezonit të ri nga ky klub, pasi trajneri Silvas e kishte ndjekur atë për një kohë të gjatë”, – shkruante faqja në fjalë.
“Ai la përshtypje të mirë, por (klubi) Ra’anana deklaroi se ditët e fundit se ai ishte nën presion për t’u rikthyer në Shqipëri dhe tani klubi ra dakord që të ndahet me të”, – vijonte më tej faqja izraelite.
Lajmin për largimin e Bakajt e pasqyruan të gjitha mediet izraelite. Nuk janë dhënë emrat e skuadrave në Superiore që do të presin Bakajn, por me shumë gjasa do të jetë Skënderbeu. Megjithatë, nuk përjashtohet as rikthimi tek Tirana.