AlbanianSport.com 03.12.2016 09:45
ASNN – Quhet Entonio Elezaj dhe është portieri i Peruzhias që debutoi me fanellën e kësaj skuadre në ndeshjen e Kupës së Italisë përballë Xhenoas. Edhe pse ekipi i tij u skualifikua, Elezaj ka marrë vlerësime pasi ia ka bërë të vështirë Xhenoas kualifikimin. Ai ka marrë notën 7, më e larta e ekipit për ketë ndeshje.
Elezaj ka përmbushur pritshmërinë e trajnerit të tij që e aktivizoi në këtë takim në mënyrë që portieri të fitonte më shumë përvojë. Mediat italiane e shoqërojnë notën për Elezajn me komentin se, edhe pse pësoi 4 gola, me ndërhyrjet e shkëlqyera mbajti gjallë skuadrën për të gjithë ndeshjen.
Ai shpëtoi të paktën 3 gola të sigurt. Vlerësimi për 20-vjeçarin është edhe një kambanë për trajnerin e Kombëtares Shqiptare, Xhovani De Biazi i cili tashmë ka një portier të sigurt që mund ta grumbullojë me fanellën kuqezi.