AlbanianSport.com 25.09.2015 07:05
ASNN – Kanë ardhur të tjerë gola shqiptarë në mesjavën e futbollit evropian të klubeve. Kështu, Bekim Balaj vazhdon të shënojë në mënyrë konstante me Rijekën.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi në fitoren e thellë të skuadrës së tij, 10-0, në turin e parë të Kupës së Kroacisë.
Shkodrani Balaj shënoi golin e pestë, ndërsa për 90 minuta në këtë sfidë luajti edhe Odise Roshi.
Nuk ndalet as Jurgen Gjasula në Bundesligën e dytë gjermane. Mesfushori vulosi fitoren 3-0 të Grojter-Fyrthit ndaj Paderbornit.
Mesfushori shënoi edhe në fundjavë, duke u afruar me rikthimin në kombëtare. Ndërkaq, shënon sërish edhe Herolind Shala.
Mesfushori kuqezi i dhuroi fitoren 3-2 skuadrës së tij, Slovan Liberecit, në turin e radhës të Kupës së Republikës Çeke