AlbanianSport.com 14/12/2018 10:55
ASNN – Vrioni tejkalon parashikimet, drejtuesit e Venecias flasin për një lojtar me të ardhme. Venecia ndihet e kënaqur me futbollistin shqiptar Xhakomo Vrioni, i cili ka nisur të luajë rregullisht javët e fundit e madje ka shënuar edhe gol, plus që ka dhënë pasime ideale për sulmuesit e tjerë. Vetë mediat italiane shkruajnë se Venecia ka filluar t’i besojë sulmuesit 19-vjecar shqiptar dhe konsiderohet si element me të ardhme.
Zyrtarët e klubit janë shprehur të kënaqur dhe këtu përfshihet dhe qëndrimi që ka mbajtur vetë drejtori sportiv i Venecias, Valentino Anxheloni. “Kemi punuar shumë dhe më në fund po marrim frytet e asaj pune që ne kemi bërë, – u shpreh ai në një dalje të zakonshme për mediat. – Më vjen shumë mirë që Xhakomo Vrionin, duke qenë se është një sulmues që e donin shumë skuadra, arritëm ta bënim tonin.”
Futbollisi është ftuar muajt e fundit nga trajneri Kristian Panuçi në radhët e Kombëtares, duke qenë një element me të ardhme si kuqezi. Ai është aktivizuar pak minuta në ndeshjen me Izraelin, por besohet se në Eliminatoret e Evropianit të vitit 2020 do të ketë më shumë minutazh në këmbë. Vetë Vrioni citohet nga mediat italiane të jetë shprehur se ndihet i vlerësuar.
Por edhe me shumë fat që është pjesë e përfaqësueses së Shqipërisë dhe uron që të lerë gjurmë në skuadër. Ai beson se trajneri Kristian Panuçi do ta ketë në qendër të vëmendjes